Udhëzime para operacionit tuaj

Ndaj
This resource cannot be sent to your patient.
You can view and print as a PDF in Standard Font or Large Font.
Koha për të lexuar: Rreth 2 minuta

Ju do të merrni anestezi (ilaç që ju vë në gjumë) gjatë operacionit. Prandaj është shumë e rëndësishme që të ndiqni këto udhëzime. Nëse merrni ilaçin e gabuar, pini ose hani menjëherë para operacionit tuaj, ai do të shtyhet ose anulohet.

Flisni me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor në lidhje me të gjitha barnat që po merrni, përfshirë ato me receta dhe pa receta, fashat, kremrat. Për më shumë informacion rreth marrjes së ilaçeve para operacionit, lexoni burimet tona në: Common Medications Containing Aspirin, Other Nonsteroidal Anti-inflammatory Drugs (NSAIDs), or Vitamin E dhe Herbal Remedies and Cancer Treatment.

7 ditë para operacionit tuaj

  • Nëse merrni aspirinë ose një ilaç që përmban aspirinë, mund t’ju duhet ta ndryshoni dozën ose të ndaloni së marri atë. Aspirina mund të shkaktojë gjakderdhje. Ndiqni udhëzimet e ofruesit tuaj të kujdesit shëndetësor. Mos ndaloni së marri aspirinë, vetëm nëse ju thuhet ndryshe.
  • Ndaloni së marri vitaminë E, multivitamina, bimë mjekësore dhe suplemente të tjera dietike. Këto mund të shkaktojnë gjakderdhje.

2 ditë para operacionit tuaj

  • Ndaloni së marri barna anti-inflamatore josteroide (AIJS) si ibuprofen (Advil®, Motrin®) dhe naproksen (Aleve®). Këto barna mund të shkaktojnë gjakderdhje.

1 ditë para operacionit tuaj

  • Një pjesëtar i stafit nga Zyra e Pranimit do t’ju telefonojë midis orës 14:00 dhe 19:00. Ai/ajo do t’ju informojë se në çfarë ore duhet të vini në spital për operacionin. Nëse operacioni juaj është caktuar për një ditë të hëne, ata do t’ju njoftojmë me telefon që të premten. Nëse nuk ju telefonojnë deri në orën 19:00, atëherë telefononi në nr.: 212-639-5014.

‌  
Mos hani asgjë pas mesnatës para operacionit tuaj. Kjo përfshin sheqerka të ngurta dhe çamçakëz.
 

Mëngjesin e ditës së operacionit tuaj

  • Nëse ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor ju ka dhënë një pije ClearFast Preop®, mbarojeni atë 2 orë para orarit të planifikuar të mbërritjes. Mos pini asgjë tjetër, as ujë.
  • Nëse ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor nuk ju ka dhënë një pije ClearFast PreOp, atëherë mund të pini 355 ml ujë ndërmjet mesnatës së fundit dhe deri në 2 orë para orarit të planifikuar të mbërritjes. Mos pini asgjë tjetër.
  • Nëse ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor ju ka thënë që të merrni disa barna të caktuara mëngjesin e ditës së operacionit, atëherë merrini ato me një gllënjkë ujë. Në varësi të barnave që merrni, ju mund t’i merrni të gjitha, disa ose asnjë nga barnat e tua të zakonshme të mëngjesit.

‌ 
Mos pini asgjë 2 orë para orarit të planifikuar të mbërritjes. Kjo përfshin pijen ClearFast dhe ujë.
 

Të dhënat e kontaktit

Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me udhëzimet e marrjes së barnave, flisni me një nga pjesëtarët e ekipit të ekzaminimit paraoperacional (PST). Ju mund të kontaktoni me ta nga e hëna në të premten, nga ora 08:00 deri në orën 17:00 në nr. e tel.: 212-610-0488.

Pas orës 17:00, gjatë fudjavave dhe festave zyrtare, mund të kontaktoni me zyrën e ofruesit të kujdesit shëndetësor. Nëse nuk jeni të sigurt se si të kontakoni me ta, telefononi në nr.: 212-639-2000.

Përditësuar së fundi

E hënë, Tetor 5, 2020