Si të përgatiteni për kolonoskopinë tuaj, duke përdorur MiraLAX®

Ndaj
Koha për të lexuar: Rreth 11 minuta

Ky informacion do t’ju ndihmojë të përgatiteni për kolonoskopinë tuaj, duke përdorur polietilen glikoli (MiraLAX®).

Rreth kolonoskopisë suaj

Kolonoskopia është një test me të cilin doktori juaj ekzaminon zorrën e trashë. Mjeku do të përdorë një kolonoskop për të parë brenda zorrës suaj. Ky është një tub elastik që ka një kamerë në fund. Pamjet do të shfaqen në një monitor.

Gjatë procedurës, doktori juaj mund të:

  • heqë një kampion të vogël të indeve tuaja (biopsi) për testim.
  • heqë një polip (rritje e indit).
  • bëjë foto të pjesës së brendshme të zorrës.

Zorra juaj duhet të jetë bosh për procedurën. Mjeku mund të mos jetë në gjendje të shohë polipet ose probleme të tjera nëse ka jashtëqitje brenda zorrës suaj. Mund t’ju duhet ta përsëritni procedurën nëse ndodh kjo.

Ndiqni këto udhëzime me kujdes. Nëse keni ndonjë pyetje, kontaktoni me zyrën e doktorit tuaj.

1 javë para procedurës Pyesni për mjekimet tuaja

Mund t’ju duhet të ndaloni marrjen e disa prej barnave tuaja përpara procedurës. Bisedoni me doktorin në lidhje me barnat të cilat mund t’i ndërprisni pa paraqitur rrezik. Më poshtë kemi përfshirë disa shembuj të zakonshëm.

Antikoagulantë (hollues gjaku)

Holluesit e gjakut janë mjekime që ndikojnë te mënyra se si gjaku juaj mpikset. Nëse merrni hollues gjaku për të trajtuar mpiksjen e gjakut ose për të parandaluar goditjen në zemër ose në tru, pyesni doktorin që jua ka rekomanduar se kur të ndaloni marrjen e tyre.

Më poshtë tregohen shembuj të holluesve të zakonshëm të gjakut. Ka edhe të tjerë, ndaj sigurohuni që skuadra e kujdesit tuaj shëndetësor i di të gjitha mjekimet që merrni. Mos ndaloni marrjen e holluesit të gjakut pa folur me dikë nga skuadra e kujdesit tuaj shëndetësor.

  • Apixaban (Eliquis®)
  • Aspirinë
  • Celecoxib (Celebrex®)
  • Cilostazol (Pletal®)
  • Clopidogrel (Plavix®)
  • Dabigatran (Pradaxa®)
  • Dalteparin (Fragmin®)
  • Dipyridamole (Persantine®)
  • Edoxaban (Savaysa®)
  • Enoxaparin (Lovenox®)
  • Fondaparinux (Arixtra®)
  • Heparinë (gjilpërë nën lëkurë)
  • Meloxicam (Mobic®)
  • Ilaçe josteroidale dhe anti-inflamatore (NSAID-e), si ibuprofen (Advil®, Motrin®) dhe naproxen (Aleve®)
  • Pentoxifylline (Trental®)
  • Prasugrel (Effient®)
  • Rivaroxaban (Xarelto®)
  • Sulfasalazine (Azulfidine®, Sulfazine®)
  • Ticagrelor (Brilinta®)
  • Tinzaparin (Innohep®)
  • Warfarin (Jantoven®, Coumadin®)

Mjekime për diabetin

Pyesni mjekun që ju rekomandon mjekimet për diabetin se çfarë të bëni ditën para dhe mëngjesin e ditës që do të bëni procedurën. Tregojini se do të ndiqni një dietë pa sheqer, me lëngje pa ngjyrë në ditën para procedurës.

Mos i merrni mjekimet e mëposhtme në ditën para ose në ditën e procedurës:

  • Metforminë (si për shembull Glucophage® ose Glumetza®).
  • Mjekime që përmbajnë metmorfinë (si për shembull Janumet®).

Planifikoni që dikush t’ju dërgojë në shtëpi

Ju duhet të keni një shoqërues të rritur që t’ju dërgojë në shtëpi pas procedurës. Një kujdestar përgjegjës është dikush që mund t’ju ndihmojë të shkoni në shtëpi i sigurt. Ai ose ajo duhet të jetë në gjendje të kontaktojë stafin e kujdesit tuaj shëndetësor nëse ka ndonjë merak. Sigurohuni që ta planifikoni këtë përpara ditës së procedurës.

Nëse nuk keni një kujdestar përgjegjës që mund t’ju shoqërojë në shtëpi, atëherë telefononi një nga agjencitë e mëposhtme. Ata do të dërgojnë dikë që t’ju shoqërojë në shtëpi. Ka një tarifë për këtë shërbim, dhe do t’ju duhet që të siguroni transportin. Nuk ka problem nëse përdorni taksi ose shërbim transporti me makinë, por ju duhet gjithsesi një person përgjegjës që t’ju shoqërojë.

Agjencitë në Nju Jork Agjencitë në Nju Xhersi
VNS Health: 888-735-8913 Caring People: 877-227-4649
Caring People: 877-227-4649  

Merrni një letër nga mjeku, nëse është e nevojshme

Mund t’ju duhet të merrni një letër për leje nga mjeku para se të bëni procedurën. Autorizimi është një letër e cila tregon se ju mund t’i nënshtroheni procedurës në mënyrë të sigurt. Zyra e doktorit të MSK-së duhet të marrë autorizimin të paktën 1 ditë përpara procedurës.

Kardioverter-defibrilator automatik i implantueshëm (AICD)

Tregojini mjekut tuaj MSK nëse keni AICD. Do t’ju duhet të merrni një letër për leje nga kardiologu (mjeku i zemrës).

Simptoma të tjera

Do t’ju duhet një letër për leje nga mjeku nëse keni pasur ndonjë nga të mëposhtmet në 6 javët e fundit:

  • Dhimbje kraharori.
  • Vështirësi në frymëmarrje që është shfaqur së fundi apo që është përkeqësuar.
  • Të fikët.

Blini furnizime

Ju do të keni nevojë për furnizimet e mëposhtme për të pastruar zorrën:

  • 4 (5 mg) tableta bisacodyl (Dulcolax®). Këto shiten zakonisht në kuti me 10 tableta.
  • 1 shishe (238-gram) glikol polietilieni (MiraLAX ®).
  • 1.9 l (64 onz) lëng transparent që nuk është i kuq, lejla ose portokalli. Do t’ju duhet ta përzieni këtë me MiraLAX. Ruajeni në temperaturë ambienti.
    • Një pije sportive, si për shembull Gatorade® ose Powerade® është ide e mirë. Pijet sportive do t’ju ndihmojnë në zëvendësimin e elektroliteve që do të humbisni gjatë pastrimit të zorrës.
    • Nëse keni diabet, sigurohuni që të merrni lëngje transparente pa sheqer.

Blini furnizime ekstra, nëse është e nevojshme

Mund t’ju duhet të blini furnizime ekstra nëse i përgjigjeni po ndonjë prej pyetjeve të mëposhtme:

  • A keni prirje të ngeleni kaps (vështirësi për të nxjerrë jashtëqitje) ose a keni më pak se 3 lëvizje të zorrëve në javë?
  • A merrni mjekime narkotike (opioide)? Nëse nuk jeni i sigurt, kontaktoni me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor. Opioidet përfshijnë:
    • Fentanyl (Duragesic®, Subsys®)
    • Morphine (DepoDur®, Duramorph®)
    • Hydrocodone (Vicodin®)
    • Oxycodone (Oxycontin®, Percocet®)
  • A keni bërë kolonoskopi me përgatitje jo të mirë (jashtëqitje në zorrë) në të kaluarën?

Nëse i jeni përgjigjur po ndonjë prej këtyre pyetjeve, do t’ju duhet të blini MiraLAX®. Mund të blini një kuti me 10 pako (17 gram) ose një shishe (119 gram) pluhur.

Gjithashtu do t’ju duhet të blini më shumë lëngje për një dietë të plotë me lëngje. Lexoni pjesën “2 ditë para kolonoskopisë” për të parë disa shembuj se çfarë mund të pini.

5 ditë përpara procedurës

Mos merrni më suplemente hekuri

Nëse merrni suplement hekuri, ndërpriteni 5 ditë para procedurës. Suplementet e hekurit mund të shkaktojnë ndryshime të ngjyrës në jashtëqitjen tuaj. Kjo mund t’ia bëjë më të vështirë mjekut që të shohë zorrën tuaj.

3 ditë përpara procedurës

Ndiqni një dietë me përmbajtje të ulët fibrash

Ndiqni një dietë me përmbajtje të ulët fibrash duke filluar nga 3 ditë para kolonoskopisë. Gjatë kësaj kohe, mos hani:

  • Fruta dhe perime të gjalla (të pagatuara).
  • Misër kokërrplotë, duke përfshirë misrin e konservuar.
  • Drithëra të plota (si tërshërë, oriz kaf, kuinoa ose bukë integrale).
  • Fara (si lulekuqe ose susam).
  • Arra.

Flisni me infermerin që do të bëjë endoskopinë.

Pak ditë para procedurës, do të merrni një telefonatë nga një infermier i endoskopisë. Ai ose ajo do të rishikojë me ju këto udhëzime dhe do t’ju bëjë pyetje lidhur me historinë tuaj mjekësore.

Infermieri/ja do të shqyrtojë barnat tuaja dhe do t’ju udhëzojë se cilat të merrni në mëngjesin përpara procedurës.

2 ditë përpara procedurës

Vazhdoni të ndiqni një dietë me përmbajtje të ulët fibrash, përveç nëse:

  • Ngeleni shpesh kaps.
  • Merrni mjekime narkotike.
  • Keni bërë kolonoskopi me përgatitje jo të mirë në të kaluarën.

Nëse ndonjë prej këtyre zbatohet për ju, mos ndiqni me dietë me përmbajtje të ulët fibrash dhe ndiqni këto udhëzime:

  • Merrni 1 dozë (17 gram) MiraLAX 3 herë në ditë. Përzieni 1 dozë me 8 ons lëng në çdo rast. Mund të merrni një dozë në mëngjes, një në drekë dhe një në darkë.
  • Ndiqni një dietë të plotë me lëngje. Në një dietë vetëm me lëngje, mund të hani dhe pini të mëposhtmet:
    • Kos (pa copa frutash)
    • Lëngje frutash pa pulpë.
    • Soda.
    • Lëng mishi ose krem supe që është kulluar, në mënyrë që të mos ketë copa perimesh.
    • Suplemente ushqyese.
    • Akullore dhe akull frutash. Këto nuk duhet të përmbajnë copa frutash, arrash, krem karamel ose gjalpë kikiriku.

Dita përpara procedurës

Përgatiteni MiraLAX tuaj

Në mëngjesin e ditës përpara procedurës, përzieni 238 gramët e plotë të pluhurit MiraLAX me 1.9 l (64 onz) lëng transparent në temperaturë dhome, derisa pluhuri MiraLAX të tretet.

Pasi MiraLAX të tretet, mund ta vendosni përzierjen në frigorifer. Kjo është opsionale.

Mos e përzieni MiraLAX më herët se në mëngjesin e ditës që do të bëni procedurën.

Ndiqni një dietë me lëngje pa ngjyrë

Do t’ju duhet të ndiqni një dietë me lëngje transparente ditën përpara procedurës. Një dietë me lëngje pa ngjyrë përfshin vetëm lëngjet e tejdukshme. Mund të gjeni shembuj të tyre në tabelën “Dita e lëngjeve pa ngjyrë”.

Kur jeni duke ndjekur një dietë me lëngje pa ngjyrë:

  • Mos hani ushqime solide.
  • Mos pini asgjë të kuqe, lelja ose portokalli.
  • Përpiquni të pini një gotë lëng 240 ml (8 onz) çdo orë ndërsa jeni zgjuar.
  • Pini lloje të ndryshme të lëngjeve pa ngjyrë. Mos pini vetëm ujë, kafe dhe çaj. Kjo ju ndihmon të siguroheni se po i merrni kaloritë e mjaftueshme dhe është një pjesë e rëndësishme e përgatitjes për kolonoskopinë.
  • Nëse keni diabet, pini vetëm lëngje transparente pa sheqer dhe kontrolloni shpesh nivelin e sheqerit në gjak. Nëse keni pyetje, bisedoni me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor.
Dieta me lëngje transparente
  Nuk është problem të pini Mos pini
Supë
  • Lëng mishi, supë transparente.
  • Çdo produkt që përmban copëza ushqimesh të thara ose erëza.
Embëlsira
  • Xhelatinë, si për shembull Jell-O®.
  • Akull me shije.
  • Karamele të forta, si për shembull Life Savers®.
  • Çdo gjë me ngjyrë të kuqe, lejla ose portokalli.
Pije
  • Lëngje transparente frutash, si mollë, boronica të bardha, limonatë ose rrush i bardhë.
  • Soda, si për shembull 7-Up®, Sprite®, limonatë xhenxhefili ose seltzer.
  • Gatorade®.
  • Kafe e zezë.
  • Çaj.
  • Ujë.
  • Lëng frutash me pulpë.
  • Nektare.
  • Qumësht ose krem.
  • Pije alkoolike.
  • Çdo gjë me ngjyrë të kuqe, lejla ose portokalli.

Mbani shënim orën e procedurës suaj

Një pjesëtar i stafit do t’ju telefonojë në drekë (12 p.m.) në ditën para procedurës. Ai do t’ju thotë se në çfarë ore duhet të paraqiteni për procedurën. Nëse keni planifikuar procedurën tuaj për të hënën, ju do të telefonoheni të premten e javës paraardhëse. Nëse nuk merrni një telefonatë, telefononi zyrën e mjekut.

Nëse keni nevojë të anuloni procedurën, telefononi doktorin që e planifikoi.

 

Filloni përgatitjen e zorrëve

Hapi 1: Në orën 4 të pasdites në ditën e procedurës, merrni 2 tableta bisacodyl (5mg) me gojë me një gotë ujë.

Hapi 2: Në orën 4.15 të pasdites, filloni të pini përzierjen MiraLAX.

  1. Në orën 4:15 p.m., pini 1 gotë (8 ons) të përzierjes.
  2. Në orën 4:30 të pasdites, pini 1 gotë (8 ons) të përzierjes.
  3. Në orën 4:45 të pasdites, pini 1 gotë (8 ons) të përzierjes.
  4. Në orën 5 të pasdites, pini 1 gotë (8 ons) të përzierjes.

Do të pini 4 gota përzierje në total.

  • Pasi të keni mbaruar, do të ketë mbetur gjysma e përzierjes MiraLAX. Koha se kur duhet ta pini gjysmën e dytë të përzierjes MiraLAX varet nga koha e planifikuar e mbërritjes. Ndiqni udhëzimet në hapin 3.
  • Jashtëqitja zakonisht fillon brenda 1 ore pasi keni pirë dozën e parë, por për disa njerëz mund të marrë më shumë kohë.
    • Mos u shqetësoni nëse nuk filloni të keni lëvizje të zorrëve pasi keni pirë gjysmën e parë të MiraLAX. Vazhdoni të pini lëngjet dhe filloni gjysmën e dytë të MiraLAX sipas udhëzimeve.
  • Lyejeni lëkurën me krem (Vaseline®) ose A & D® pomadë rreth anusit pas çdo jashtëqitje. Kjo ndihmon në parandalimin e irritimit.
  • Vazhdoni të pini lëngje transparente për të qëndruar i hidratuar dhe për të shpëlarë zorrën.

Hapi 3 (nëse ju kanë thënë që të vini për procedurën para orës 11 të paradites):

Nëse ju kanë thënë që të vini për procedurën para orës 11 të paradites, ndiqni këto udhëzime natën para procedurës:

Në orën 11 të mbrëmjes, pini 2 tableta bisacodyl me një gotë ujë. Më pas, filloni të pini gjysmën e përzierjes MiraLAX.

  1. Në orën 11:15 të mbrëmjes, pini 1 gotë (8 ons) të përzierjes.
  2. Në orën 11:30 të mbrëmjes, pini 1 gotë (8 ons) të përzierjes.
  3. Në orën 11:45 të mbrëmjes, pini 1 gotë (8 ons) të përzierjes.
  4. Në orën 12 të mbrëmjes (mesnatë), pini 1 gotë (8 ons) të përzierjes.

Sigurohuni që të mbaroni të gjithë përzierjen MiraLAX.

  • Mund të vazhdoni të pini lëngje të qarta deri në 4 orë përpara orës së caktuar për paraqitje.
  • Mos hani asgjë derisa të keni përfunduar procedurën.

Ditën e procedurës

Hapi 3 (Nëse ju kanë thënë të vini për procedurën në orën 11 të paradites ose më vonë):

Nëse ju kanë thënë të vini për procedurën në orën 11 të paradites ose më vonë, ndiqni këto udhëzime në mëngjesin e ditës që do të bëni procedurën:

6 të mëngjesit, pini 2 tableta bisacodyl me një gotë ujë. Më pas, filloni të pini gjysmën e përzierjes MiraLAX.

  1. Në orën 6:15 të mëngjesit, pini 1 gotë (8 ons) t; të përzierjes.
  2. Në orën 6:30 të mëngjesit, pini 1 gotë (8 ons) të përzierjes.
  3. Në orën 6:45 të mëngjesit, pini 1 gotë (8 ons) të përzierjes.
  4. Në orën 7 të mëngjesit, pini 1 gotë (8 ons) të përzierjes

Sigurohuni që të mbaroni të gjithë përzierjen MiraLAX.

  • Mund të vazhdoni të pini lëngje të qarta deri në 4 orë përpara orës së caktuar për paraqitje.
  • Mos hani asgjë derisa të keni përfunduar procedurën.

Gjërat që duhet të mbani mend

  • Merrni vetëm barnat për të cilat jeni udhëzuar të merrni në mëngjesin përpara procedurës. Shoqëroji ato me pak ujë.
  • Mos përdorni locione, kremëra ose pudër në kraharor ose në krahë.
  • Hiqni të gjitha bizhuteritë, përfshirë vëthët në trup
  • Lërini të gjitha gjërat me vlerë, si kartat e kreditit dhe bizhuteritë në shtëpi. Nuk kemi dollapë me çelës ku të mbani sendet tuaja me vlerë.
  • Nëse mbani lente kontakti, vini syzet në vend të tyre.

Çfarë të merrni me vete

  • Kartën tuaj portofol, nëse keni AICD dhe karta juaj nuk ndodhet tashmë në dosje në spital.
  • Inhalatorin tuaj të emergjencës (si albuterol ose astma), nëse keni.
  • Një kuti për syzet ose protezat e dhëmbëve tuaj, nëse keni.
  • Formularin e autorizimit për kujdesin shëndetësor, nëse keni plotësuar një të tillë.

Ku të shkoni

Procedura do të kryhet në një nga këto vendndodhje:

Pavioni i Endoskopisë në Memorial Hospital (Spitali kryesor i MSK)
1275 York Avenue (between East 67th and East 68th Streets)
New York, NY 10065
Merrni ashensorin B për në katin e dytë. Kthehuni djathtas dhe futuni te Qendra e Kirurgjisë dhe Procedurave te dera e xhamit.

Parkimi i MSK ndodhet në East 66th Street midis York dhe 1st avenues. Nëse keni pyetje në lidhje me çmimet, telefononi 212-639-2338.

David H. Koch Center
530 East 74th St.
New York, NY 10021
Merrni ashensorin për në katin e 8-të.

Shoferi me pagesë i parkimit ndodhet në David H. Koch Center për Kudjesin për Kancerin.

MSK Monmouth
480 Red Hill Road
Middletown, NJ 07748

Në MSK Monmouth ka parkim falas.

Çfarë të prisni

Pjesëtarët e stafit do t’ju pyesin për gjendjen tuaj dhe do të thonë emrin dhe datëlindjen tuaj. Kjo gjë bëhet për sigurinë tuaj. Njerëz me emra të njëjtë ose të përafërt mund të jenë duke kryer procedurën në të njëjtën ditë.

Kur të jetë momenti për t’u ndërruar për procedurën, ju do të pajiseni me një uniformë spitali, robdeshan dhe çorape kundër rrëshqitjes për t’i veshur.

Do të takoheni me doktorin tuaj përpara procedurës. Ai do t’ju shpjegojë procedurën dhe do t’i përgjigjet çdo pyetje që mund të keni.

Do të takoheni me anestezistin tuaj. Ai do të rishikojë me ju historinë tuaj mjekësorë dhe do të flasë me ju rreth llojit të anestezisë (ilaç për t’ju vënë në gjumë) që ju do të merrni.

Një pjesëtar i stafit do t’ju shoqërojë për te dhoma e procedurës kur të jetë momenti për kolonoskopinë. Do të shtriheni në anën e majtë me gjunjët e mbledhura.

Një ofrues i kujdesit shëndetësor do të vendosë një linjë intravenoze (IV) në venë, zakonisht në krah ose në dorë. Ju do të merrni barin anestetik nëpërmjet venës, i cili do t’ju vërë në gjumë. Pasi t’ju ketë zënë gjumi, doktori juaj do të fillojë procedurën.

Doktori do të vendosë kolonoskopin në rektumin tuaj. Kolonoskopi është i lidhur me një monitor video. Kjo i jep mundësi mjekut të shohë brenda zorrës suaj. Doktori do të përdorë ajër dhe lëng për të lëvizur kolonoskopin nëpër zorrën tuaj, ndërsa shikon për çdo gjë të pazakontë në monitorin e videos.

Procedura zakonisht realizohet për më pak se 60 minuta (1 orë) kohë.

Pyetjet e bëra shpesh

Do të bëj përgatitjen dhe do të kem jashtëqitje të lirshme, të ujshme para se të përfundoj. A është e nevojshme të vazhdoj marrjen e pjesës së mbetur të përzierjes?

Po. Duhet të pini të gjithë përzierjen për të pastruar plotësisht zorrën tuaj për një kolonoskopi të sigurt dhe të plotë.

Kam ndjesi përshtjellimi (përzierje) ose m’u shkaktuan të vjella pasi piva lëngun pastrues. Çfarë duhet të bëj?

Shumë njerëz mund të ndjejnë përzierje gjatë pirjes së përzierjes pastruese. Për të lehtësuar këtë, provoni të përzieni pluhurin MiraLAX me lëngje të qartë teksa e pini.

Nëse keni ndjesi përzierjeje, duhet ta pini ngadalë dhe të pushoni. Kjo do të thotë se duhet të ndaloni së piri lëngun për 30 deri në 45 minuta për të lejuar që stomaku të zbrazet. Ndërsa bëni një pushim, mund ta vendosni lëngun e përgatitur në frigorifer nëse e preferoni të ftohtë. Pas pushimit, provoni ta pini sërish lëngun përgatitës. Përdorni një pipë nëse keni.

Nëse villni, bëni një pushim 30 deri në 45 minuta. Nëse keni barna kundër pështjellimit në shtëpi, mund të merrni 1 dozë përpara se të filloni të pini sërish lëngun. Mund të pini çdo lëng të pastër që dëshironi për t’u hidratuar. Është e rëndësishme që të pini të gjithë lëngun përgatitës për të pastruar plotësisht zorrën tuaj për një kolonoskopi të sigurt dhe të plotë.

Pas procedurës

Infermieri/ja do të vazhdojë të monitorojë zemrën, frymëmarrjen dhe presionin tuaj të gjakut. Shumë njerëz ndihen të fryrë dhe kanë dhimbje stomaku pas kolonoskopisë. Kjo është normale dhe kalon duke çliruar gazrat.

Pasi të jeni zgjuar plotësisht, infermieri/ja do të heqë tubin intravenoz. Nëse dikush është duke ju pritur, infermieri/ja do t’ju shpjegojë të dyve udhëzimet për daljen nga spitali përparja se të shkoni në shtëpi.

Në shtëpi

  • Ju mund të hani ushqime të lehta menjëherë pas daljes nga spitali. Në fillim, shmangni ushqimet pikante, me yndyrë dhe të skuqura. Më pas, kaloni ngadalë te dieta normale. Nëse doktori juaj dëshiron që të kufizoni dietën tuaj për një periudhë kohe, ai do t’jua bëjë të ditur.
  • Mos pini pije alkoolike për 24 orë pas procedurës suaj.
  • Mund t’i riktheheni aktivitetit tuaj normal pas 24 orësh nga procedura.

Nëse kryet një biopsi, është normale të keni një sasi të vogël gjakderdhje nga rektumi. Duhet të ketë vetëm pak pika gjak. Rrjedhja e gjakut duhet të ndalojë brenda 24 orësh pas procedurës suaj.

Pas kolonoskopisë, është normale që jashtëqitja të jetë e çrregullt dhe e ndryshme se zakonisht. Kjo mund të zgjasë deri në një javë pas procedurës.

Në cilat raste duhet të telefononi ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor

Telefononi ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse keni simptomat e mëposhtme:

  • Temperaturë prej 101 °F (38.3 °C) ose më e lartë.
  • Dhimbje dhe fryrje shumë e keqe e stomakut.
  • Rrjedhje gjaku nga rektumi që zgjat më shumë se 24 orë.
  • Rrjedhje gjaku mes lëvizjeve të zorrëve.
  • Dobësi, të fikët ose përzierje.
  • Rrjedhje të rënda gjaku nga rektumi.

Përditësuar së fundi

E hënë, Korrik 17, 2023