Rreth pajisjeve mjekësore të forta: Aksesorët e dushit dhe vaskës

Koha për të lexuar: Rreth 2 minuta

Ky burim shpjegon lloje të ndryshme të pajisjeve mjekësore të qëndrueshme për dushin ose vaskën tuaj. Gjithashtu shpjegon se ku mund të blihen pajisjet dhe si të përdoren ato.

Koka dushi e lëvizshme

Figura 1. Kokë dushi dore
Figura 1. Kokë dushi dore

Një kokë dushi e lëvizshme është një kokë dushi që mund ta hiqni dhe ta mbani në dorë (shih Figurën 1). Mund të jetë e dobishme për njerëzit që nuk mund të qëndrojnë në këmbë për t’u larë ose që kanë nevojë për ndihmë gjatë larjes.

Kokat e dushit të dorës:

  • Jua bëjnë më të lehtë të laheni duke qëndruar ulur.
  • Jua bëjnë më të lehtë të laheni me ndihmën e një kujdestari.
  • Jua bëjnë më të lehtë të kontrolloni drejtimin dhe rrjedhën e ujit.
  • Mund të përdoret për të shmangur lagien e pjesëve të caktuara të trupit tuaj. Për shembull, një çarje (prerje kirurgjikale) ose allçi.

Koka e dushit të dorës mund të ulë rrezikun e rrëzimeve. Mund të futeni në dush ose vaskë e më pas ta hapni ujin pasi të jeni brenda.

Si të përdorni një kokë dushi të lëvizshme

Një kokë dushi e lëvizshme shpesh mund të lidhet me tubin e dushit që keni aktualisht. Për ta instaluar, hiqni kokën ekzistuese të dushit dhe zëvendësojeni me kokën e dushit të dorës. Ndiqni udhëzimet që vijnë me kokën e dushit të dorës.

Planet e sigurimit zakonisht nuk i mbulojnë kokat e dushit të lëvizshme. Para se ta blini, flisni me ofruesin e sigurimit për të parë nëse do të mbulohet në planin tuaj.

Karrige dushi

Një karrige dushi është një karrige metalike ose plastike që e përdorni në dush. Zakonisht karriget kanë gomë ose kupa thithëse poshtë këmbëve. Kjo e ndalon karrigen të rrëshqasë.

Një karrige dushi i lejon njerëzit që nuk mund të qëndrojnë në këmbë për një kohë të gjatë të ulen ndërsa lahen. Jo të gjitha karriget e dushit mund të futen në dushe ose vaska. Sigurohuni të matni vaskën ose dushin tuaj përpara se të blini një karrige dushi.

Ekzistojnë 3 lloje të zakonshme të karrigeve të dushit:

  • Karrige dushi me krahë dhe mbështetëse (shiko Figurën 2)
  • Karrige dushi me mbështetëse (shiko Figurën 3)
  • Karrige dushi pa mbështeëtse ose krahë (shiko Figurën 4)
Figura 2. Karrige dushi me krahë dhe mbështetëse
Figura 2. Karrige dushi me krahë dhe mbështetëse
Figura 3. Karrige dushi me mbështetëse
Figura 3. Karrige dushi me mbështetëse
Figura 4. Karrige dushi pa mbështetëse ose krahë
Figura 4. Karrige dushi pa mbështetëse ose krahë

 

Si ta përdorni një karrige dushi

Karrigja e dushit nuk ka nevojë për instalim. Për ta përdorur, vendoseni në dush. Nëse ka kupa thithëse, sigurohuni që të ngjiten në dyshemenë e dushit para se ta përdorni karrigen.

 

Stola vaske për transferim

Figura 5. Stol vaske për transferim
Figura 5. Stol vaske për transferim

Stoli i vaskës për transferim është një ulëse që përdoret për t’ju ndihmuar të hyni e të dilni nga dushi ose vaska. Është i dobishëm për njerëzit që kanë vështirësi të ngrenë këmbët ose të kapërcejnë vaskën. Stoli ka kapakë gome ose kupa thithëse në fund të çdo këmbe (shiko Figurën 5). Këto ju ndihmojnë të lëvizni sigurt dhe lehtë duke e mbajtur stolin të mos lëvizë në vaskë.

Si të përdorni një stol transferimi për vaskë

Vendosni 2 këmbët e stolit të transferimit brenda vaskës. Vendosni 2 këmbët e tjera të stolit jashtë vaskës (shiko Figurën 6). Vendoseni stolin në mënyrë të tillë që më shumë se gjysma e tij të jetë brenda vaskës. Sigurohuni që çdo këmbë të jetë e fiksuar në vend në mënyrë që stoli juaj të mos rrëshqasë. Lini hapësirë të mjaftueshme përpara stolit për këmbët tuaja.

Figura 6. Stoli i transferimit në vaskë
Figura 6. Stoli i transferimit në vaskë

Mund të uleni mbi stol dhe t’i ngrini këmbët për të hyrë e për të dalë nga vaska. Nuk është e nevojshme të kapërceni anën e vaskës.

Nuk mund të përdorni një stol transferimi për vaskë në dushet që kanë dyer xhami. Nëse dushi juaj ka dyer xhami, mund t’i hiqni ato. Zëvendësoni dyert me perde në mënyrë që të përdorni stolin e vaskës. Mund t’i vendosni dyert përsëri më vonë, nëse është e nevojshme.

Ku të blini aksesorë për dush dhe vaskë

Mund të blini një kokë dushi të lëvizshme, karrige dushi ose stol transferimi për vaskë në:

  • Dyqane ose uebsajte të furnizimeve mjekësore.
  • Farmaci me pakicë (Walgreens ose CVS).
  • Superqendra (Walmart ose Target).
  • Dyqane të pajisjeve shtëpiake (Lowe’s ose Home Depot).
  • Shitësit online (Amazon).

Planet e sigurimit shpesh nuk i mbulojnë këta aksesorë. Disa plane mund të mbulojnë karriget e dushit dhe stolet e transferimit për vaskë me një recetë mjekësore. Verifikoni me siguruesin tuaj për të zbuluar se çfarë mbulon plani juaj përpara se të blini pajisjen që ju nevojitet. Nëse plani juaj e mbulon atë, kërkojini ofruesit tuaj të kujdesit shëndetësor një recetë. Ndiqni udhëzimet e ofruesit të sigurimit për të marrë mbulim.

Përditësuar së fundi

Prill 7, 2026

Learn about our Health Information Policy.