Këto udhëzime do t’ju ndihmojnë të dini se çfarë të hani dhe të pini para procedurës ose operacionit tuaj në MSK. Ato do t’ju ndihmojnë gjithashtu të dini se cilat ilaçe të merrni.
Do të flasim me ju për këto udhëzime gjatë takimit tuaj lidhur me testin parakirugjikal (PST).
Udhëzime lidhur me të ngrënët dhe të pirët para operacionit ose procedurës
Qëllimi i këtyre udhëzimeve është për të mirën tuaj. Është e rrezikshme të keni ushqime dhe lëngje në stomak kur merrni qetësues ose kur ju bëhet anestezi. Këto janë ilaçe që ju shkaktojnë përgjumje ose gjumë. Ndjekja e këtyre udhëzimeve do të ndihmojë që stomaku juaj të jetë bosh.
Është shumë e rëndësishme t’i ndiqni këto udhëzime. Nëse nuk i ndiqni, operacioni ose procedura juaj do të vonohet ose do të anulohet.
Mjeku mund t’ju thotë që të ndaloni së ngrëni ose së piri më herët nga ç’shkruhet këtu. Nëse po, ndiqni udhëzimet.
Udhëzime lidhur me të ngrënët
Mos hani më pas mesnate (12 e natës) në natën para operacionit ose procedurës. Kjo përfshin sheqerka të ngurta dhe çamçakëz.
Nëse mjeku ju thotë që të mos hani më herët sesa mesnata, ndiqni udhëzimet. Disa njerëz duhet të agjërojnë (të mos hanë) për kohë më të gjatë para operacionit ose procedurës.
Udhëzime lidhur me të pirët
Në periudhën nga mesnata (12 e natës) deri 2 orë para se të vini, pini vetëm lëngjet që gjenden në listën e mëposhtme. Mos hani ose mos pini asgjë tjetër. Mos pini të paktën 2 orë para se të vini.
- Ujë
- Lëngu transparent i mollës, lëngu transparent i rrushit ose lëngu transparent i boronicës.
- Gatorade ose Powerade.
-
Kafe e zezë ose çaj i thjeshtë. Nuk është problem të shtoni sheqer. Mos shtoni asgjë tejtër.
- Mos shtoni asnjë sasi të çfarëdo lloji qumështi ose kremi. Këtu përfshihen qumështat ose kremërat me bazë bimore.
- Mos shtoni mjaltë.
- Mos shtoni shurup me shije.
Nëse jeni me diabet, kushtojini vëmendje sasisë së sheqerit në këto pije. Është më e lehtë të kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak nëse përfshini pije pa sheqer, me pak sheqer ose pa sheqer të shtuar.
Është mirë të jeni të hidratuar para operacionit, ndaj pini nëse keni etje. Mos pini më shumë nga sa keni nevojë. Do të merrni lëngje intravenoze (IV) gjatë operacionit ose procedurës suaj.
Mos pini të paktën 2 orë para se të vini. Këtu përfshihet uji.
Udhëzime për marrjen e ilaçeve para operacionit ose procedurës suaj
Merrni këto ilaçe natën para kirurgjisë ose procedurës suaj:
Merrni këto ilaçe në ditën e kirurgjisë ose procedurës suaj. Nuk ka problem t’i shoqëroni me disa gllënjka të vogla uj
ë)
Ndaloni marrjen e këtyre ilaçeve ____ ditë para kirurgjisë ose procedurës suaj:
Ndaloni marrjen e këtyre ilaçeve ____ ditë para kirurgjisë ose procedurës suaj:
Këto janë ilaçe të reja që do të filloni të merrni:
Mos merrni vitamina, suplemente ose mjekime bimore 7 ditë para ditës së kirurgjisë ose procedurës suaj.
Mos merrni mjekime anti-inflamatore josteroidale (NSAIDS), si ibuprofen (Advil® dhe Motrin®) dhe naproxen (Aleve®) 2 ditë para ditës së kirurgjisë ose procedurës suaj.
Informacion shtesë
Një anëtar i stafit do t’ju telefonojë pas orës 14:00 një ditë para operacionit ose procedurës juaj. Nëse operacioni ose procedura juaj është planifikuar për të hënën, ata do t’ju telefonojnë të premten përpara. Nëse nuk merrni një telefonatë para orës 7 të mbrëmjes, telefononi 212-639-5014.
Anëtari i stafit do t’ju tregojë se në çfarë ore të vini për operacionin ose procedurën tuaj.